Mirëmbajtja
Ne ofrojmë kujdesin tonë për një gamë shumë të gjerë shërbimesh në mirëmbajtjen e sistemeve elektrike dhe të sigurisë për ndertesa civile, industriale, komerciale, spitale etj. Kujdesi i vazhdueshëm në testim dhe në mirëmbajtjen e shërbimeve elektrike rrit jetëgjatësinë, shmang ndërprerjet e shtrenjta dhe optimizon nivelin e performancës.
Ndërtesat moderne kërkojnë kujdes profesional, staf të trajnuar, të pakufizuar në kohë dhe të besueshëm. Mirëmbajtja e rregullt është shumë e rëndësishme në performancën e shërbimeve elektrike. Shpeshherë një kontroll i thjeshtë është gjithçka duhet për t'u paraprirë problemeve. Ne mund t’ju ndihmojmë me shërbimet e mirëmbajtjes dhe testime në:
- Instalime elektrike
- Sisteme ndriçimi
- Kabina elektrike
- Tokëzim dhe sistemet e mbrojtjes
- Furnizim TM (Tension i Mesëm)
- Furnizim në rast emergjence, gjenerator stand by & prime
- Furnizim të pandërprerë me energji UPS (Uninterruptible Power Supply)
- Mbrojtje nga shkarkimet atmosferike
- Infrastrukturë për sistemet elektrike
- Infrastrukturë e komunikimit data/telefoní
- Sisteme sinjalizim zjarri
- Sisteme video-monitorimi CCTV (Closed Circuit TeleVision)
- Sisteme evakuimi me zë
- Sisteme për hyrje të kontrolluar
- Sisteme menaxhimi të ndertesës - BMS (Building Management System)
- Home Automation
- Sisteme detektimi lagështie
- Sisteme për mbrojtjen perimetrale
- Sisteme speciale
- Sisteme televizive
